MENU
klinika

Shega kuron sëmundje!

Filloni mëngjesin tuaj me këtë frut

18.11.2018 - 09:35

Shega është një frut kurativ shumë i mirë. Pirja e lëngut të shegës parandalon kollën, shton oreksin, përmirëson tretjen, mënjanon helmet e stomakut, kuron sëmundjet e stomakut, të zorrëve etj.

Konsumimi i shegëve të pjekura, pas ushqimit, qetëson lukthin, fshikëzën bilare dhe i jep freski intelektit njerëzor.

Nga shega del një shurup, i cili i përzier me mente, ndalon të vjellën, forcon stomakun dhe ngadalëson rrahjen e shpejtë të zemrës.

Shega përmban mjaft vlera ushqyese si vitaminë C, acide organike, pektinë, rreth 12% sheqer etj. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve të shegës.

Lëngu i shegës është shumë i mirë, në heqjen e njollave dhe rrudhave të lëkurës. Lulet e shegës kanë veti rrudhëse dhe rekomandohen në hemoragji, hemorroide, gargarë, kundër ënjtjes se bajameve etj.

Lufton parazitët në zorrë

Mbushet një filxhan kafeje me lëng shege dhe pihet esëll në mëngjes. Pas një ore, pihet edhe një filxhan kafeje me vaj ulliri. Kjo kurë duhet të vazhdojë për disa ditë rresht derisa të shmagen shqetësimet.

Kuron acarimin e mishrave të dhëmbëve

Për këtë qëllim, përdoret çaji i luleve si vijon:
Merren 20-30 gr lule shege, hidhen në një litër ujë dhe vihen të ziejnë për gjysëm ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota gota çdo ditë.

Lufton parazitët te fëmijët

Në kurimin e amebave te fëmijët e vegjël, me sukses është përdorur edhe kura e lëvoreve të shegës. Për këtë nevojitet lëkura e një shege të pjekur, e cila vendoset në një enë me baltë dhe mbulohet me gjysëm litri ujë.

Masa zihet derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi të ftohet lëngu, pihen 2 gota çaji në ditë, para buke për 10-15 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuron mbi 10 sëmundje

Limoni dhe vlerat e tij kurative!


Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë