MENU
klinika

Tre shembuj...

Ç’tregon mënyra sesi i shkruani mesazhet?

27.03.2022 - 10:25

Komunikimi me njerëzit e afërt dhe bashkëpunëtorët në ditët e sotme bëhet kryesisht me mesazhe që dërgojmë përmes celularit. Në varësi të mënyrës se si e bëni këtë, është e mundur të përcaktoni se çfarë personi jeni.

Lloji i parë: Shkruani me të dyja duart

Shpejtësia dhe efikasiteti janë më të rëndësishme se saktësia. Ju ndoshta jeni një person i ri dhe luani lojëra të shumta dhe përdorni aplikacionet më të fundit. Ju pëlqen të argëtoheni, nuk mund ta imagjinoni jetën tuaj pa internet. Ju vazhdimisht komunikoni dhe u dërgoni mesazhe të dashurve tuaj.

Lloji i dytë: Shkruani me njërën dorë ose gishtin tregues

Jeni metodikë. Jeni rritur në epokën e telefonave të vjetër dhe në fillimet e televizionit me ngjyra. Ju vjen keq për ditët kur jeta ishte më e thjeshtë. Me fjalë të tjera, teknologjitë e reja shpesh ju shqetësojnë, por mundoheni që të përshtateni dhe të mos qëndroni jashtë botës së internetit.

Lloji i tretë: Ju shkruani në ndonjë mënyrë tjetër

Ju jeni një njohës i mirë i teknologjisë. Ju ecni me kohën dhe jeni gjithmonë ndër të parët kur bëhet fjalë për risitë. Përdorni zërin për të kursyer kohë, për të dërguar regjistrime, video. Telefoni juaj është asistenti juaj personal, pa të nuk do të ishit ai që jeni. Ai është thjesht një pjesë e pazëvendësueshme e personalitetit tuaj.