Me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së, pikëpyetje ngelet se kush do ta drejtojë partinë, ish-kryeministri Berisha apo Enkelejd Alibeaj.
I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ analisti Artur Zheji tha se vendimi i dhënë nga gjykatësi Agron Zhukri dha një vendim që Berishën e bën të rikthyeshëm në PD.
Ndërkohë, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se PD do të vijojë të drejtohet nga Alibeaj.
PJESË NGA BISEDA
Zheji: Kjo ishte pika më kulmore e rezistencës së zotit Basha. Duke mos njohur situatën ligjore të zotit Basha, Berisha asokohe bëri në 8 janar ‘çlirimin’ e partisë ndaj pushtuesit, që ishte Basha.
Hajdari: Jam gëzuar kur i pashë se po hiqeshin ato rrethime në PD.
Zheji: Pamë dy pamje, 8 janar dhe fundi i marsit, 24 mars, në harkun e 2 muaj e gjysmë, ne pamë dy anë të ndryshme të së njëjtës medalie. Pamë tentativat për hyrje në PD me sulm dhe pamjet e qetë. Në pak kohë rrodhën gjëra. Por pse duhet të ndodhte 8 janari? është faji i Berishës apo i Bashës që donte ta pengonte atë hyrje joligjore me çdo kusht, e ndaj vendosi dyert. Çfarë ndryshoi në 3 muaj?! Ishte 6 marsi ai që solli ndryshime. Do ketë një bashkëjetesë të sforcuar me zotin Alibeaj. A do e detyrojë Alibeajn që të dalë prej aty?! Termat që përdori Kaso ishin bardh e zi. Ai tha; nuk ekziston asgjë. Grupi i Rithemelimit ka një strategji dhe një platformë. I ka dyert e hapura; kush do le të vijë. Të ulë kokën, të bashkohet. Të tjerat pastaj nuk pranohen nga grupi i rithemelimit. Disa pikëpyetje kanë vetëm një emër; Alibeaj. Dalin disa deputetë dhe thonë; kur e kam kritikuar unë Bashën, që në 2017-ën. Tani po shohim disa gjynaflliqe. Vendimi juridik i paplotë i shkallës së parë, plus kohën politike në favor, e bën Berishën të rikthyeshëm dhe të patjetërsueshëm. Pse e mori këtë vendim tani zoti Zhukri?! Ai përveçse iu refuzua dorëheqja, se di se kush e mori vendimin që rrëzoi kërkesën e tij. Ai dha vendimin që gjykoi të arsyeshëm ai. Apeli mund të vijë pas 5 vitesh, apo 3 vite, e dimë ne.
Hajdari: Doktori nuk ka kohë me prit, por ndonjëherë je i detyruar që të presësh. Ajo parti do të drejtohet nga zoti Alibeaj. Zoti Berisha, e di shumë mirë se procesi nuk ka përfunduar. Brenda PD ka dy linja, një e Lulzim Bashës, që për momentin ka dhe vulën dhe pjesa tjetër e Berishës. Alibeaj shumë mirë që i ka krijuar kushte pune grupit të Rithemelimit. Por vulën e ka zoti Alibeaj. Drejtimin e PD e ka ai. Nëse ai jep dorëheqje, atëherë është gjë tjetër. Por komunikimi, letrat dhe porositë, takime me ambasadat i ka Alibeaj. Se grupi i rithemelimit nuk ka vulë. Kjo situatë i bën mirë PD. Të krijohet një grup, të krijohet negocimi mes ty palëve. Ose do të pranojnë zotin Berisha dhe më pas ai mund të tërhiqet nëse arrihet parimi; 1 anëtar, 1 votë. Ky vendim i ka mbajtur pending grupet. Nuk është me qysqie dhe me armë kjo punë, por me negociata. Shpresoj që të bashkohen.
Zheji: Me gjithë respektin, nuk mendoj se dëshirat janë në analizë.
Hajdari: Pse nuk kanë dëshirë dy grupet e PD të bashkohen? Unë besoj se kanë dëshirë që të bashkohen.
Zheji: Njerëzit besojnë te Zoti.
Hajdari: Zoti Alibeaj i tha zotit Berisha se ‘jemi dakord që të bashkohemi, por nuk e shohim të përshtatje që ju të vini në krye të PD, për arsye që dihen’. Nëse Berisha duke parë këtë situatë, mund të thotë; unë e solla deri këtu procesin, dhe bëra sa munda, hoqa Bashën, dhe nga ky moment nuk kam më asnjë punë me drejtimin e PD. A është kjo klime që nuk mbetet më asgjë dhe njerëzit do të bashkohen.
Zheji: Zotëria, Berisha, ditën e shtunë tha; ‘do kryesoj PD’.