MENU
klinika

‘Fitorja epokale e Abazoviç në Ulqin’

Nazarko: Qeveria malazeze mund të krijohet shumë shpejt

28.03.2022 - 18:54

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘News24’, u thirr të komentonte situatën politike në Mal të Zi, ndërsa komentoi zgjedhjet vendore zhvilluara në Ulqin.

“Rezultati i arritur, fitorja epokale e një koalicioni partish- udhëhequr prej Dritan Abazoviç, i mandatuar për kryeministër- afro 43% në një realitet të thyer farefisnor, klientelar; disafishimi i votave të partisë së tij; thyerja e partive si DPS dhe Forca në zonën urbane, por jo vetëm,  do të ndikojë edhe në nivel të Malit të Zi në pikëpamje elektorale. Pra URA do të rritet dhe në komuna të tjera dhe fuqia negociale e Abazovic do të rritet në nivel qeveritar. Sigurisht nëse Abazoviç do të ishte kryeministër në momentin kur u votua për Ulqinin, rezultati do të ishte shumëfish më i favorshëm. Koalicioni i udhëhequr prej tij, pati një fushatë pozitive, u theksua edhe origjina e tij shqiptare dhe në mbështetje kishte shumë figura publike shqiptare si Erion Veliaj, humanisti Arbër Hajdari; kampioni Rudi Vata; liderja e së djathtës Grida Duma, etj. Ishte një mobilizim qytetar, ndonëse krahu tjetër luajti me kartën e partisë nacionale.  Ndër të tjera, ai u shpreh se pritet që qeveria e Abazoviç do të jetë një qeveri pro-perëndimore, pajtuese, përbashkuese dhe stabilizuese..

Sa është afër krijimit të një qeverie?

Nazarko: Do të jetë një qeveri pro perëndimore, pro europiane dhe do të ketë një ndalim të dinozaurëve të politikës së vjetër të jenë të pranishëm…”, tha ai.

Analisti Mentor Nazarko, gjithashtu komentoi në ‘News24’ në rubrikën ‘Opinion’, rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio, Nazarko tha se nuk sheh asnjë shenjë serioze përbashkuese nga ana e ish-kryeministrit, ndërsa u shpreh se partitë e reja i sheh si shpresëdhënëse.

Ndër të tjera Nazarko theksoi se pavarësisht arritjeve apo dështimeve  të Berishës, nuk shihet asnjë shenjë oferte dhe se nga ish partia zyrtare duke se nuk ka qasje pajtimi me të.

“Përtej moshës së tij, arritjeve, apo dështimeve që ka në karrierë, nuk po shoh nga Berisha një ofertë për zhvillim. Berisha nuk ka ofertë që të jetë përbashkuese dhe kjo shikohet se ajo që ishte parti zyrtare nuk po tregon shenja pajtimi. Grupimi i zotit Basha përfaqëson një lloj fraksioni që është i rëndësishëm. Unë besoj që është një grup i deputetëve që mund t’i quaj besnikë për jetë a vdekje. Ndërkohë ardhja e zotit Meta, rikthimi i tij e forcon opozitën, mirëpo pikëpyetja është:  a mund të vijë në pushtet duke zgjeruar bazën elektorale të partisë që të jetë interesante edhe për pjesën gri apo të ketë pëlqimin e ndërkombëtarëve!?

Tendenca e Berishës për të uzurpuar skenën?

Nazarko: Berisha kështu është i ndërtuar politikisht, totalitarist. Së dyti kupton që e vetmja lëvizje interesante ka qenë protesta e shoqërisë civile dhe kërkon ta bëjë të veten dhe gjithashtu do që të zhdukë çdolloj figure që mund t’i bëjë hije në elektoratin gri. Unë shoh si shpresëdhënës afrimin e partive e subjekteve apo partive të rinj, sepse në Maqedoni, Bullgari, Mal të Zi, po të doni dhe në Ukrahinë, kemi zhdukjen e partive të vjetra të tranzicionit dhe hyrjen në skenë të politikanëve të rinj. Më shumë do të prisja prej figurës së re të Florian Binaj se sa këto që kemi pasur deri tani. Nuk është fatalitet që parti si PD, të copëtohen…”, tha Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ "Të dënuar të bashkëjetojnë"

Mentor Nazarko: Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin

Flet për rolin e Serbisë, kishën dhe interesin e Shqipërisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Ku ndahem me Gjukanoviç, pse jam kritik i fortë i tij