MENU
klinika

"...ishte një fatkeqësi”

Miley Cyrus flet për martesën me Liam Hemsworth

30.03.2022 - 11:15

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus ka thënë gjatë një festivali në San Paulo se martesa me Liam Hemsworth ishte ‘një fatkeqësi’.

Të shtunën mbrëma, Miley ndihmoi një çift homoseksual të fejoheshin në skenë.

Pasi përgëzoi çiftin, ajo tha:

“Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja, e imja ishte një fatkeqësi”.

Këngëtarja u nda nga aktori i “Hunger Games” në gusht të 2019-ës, më pak se një vit pasi u martuan.

Miley kishte pranuar më parë se kishte pasur shumë konflikte në martesën e saj.

“Kishim shumë konflikte….Kur kthehem në shtëpi, dua të mbështetem nga dikush. Unë nuk preferoj dramë apo zënka”, ka deklaruar Miley.

Cyrus u fejua me Liam në maj të 2012-ës, por ata u ndanë në shtator të vitit 2013, përpara se të ribashkoheshin në 2016-ën. Çifti u martua në dhjetor 2018 dhe divorci i tyre u finalizua në janar 2020.

Ylli pranoi se nuk e dinte nëse ajo dhe aktori 32-vjeçar do të kishin përfunduar në martesë nëse nuk do të kishte ndodhur shkatërrimi i shtëpisë së saj në Malibu nga një zjarr në 2018.

Ndërkohë, Miley gjatë koncertit po ashtu ka nderuar mikun e saj, bateristin e “Foo Fighters” Taylor Hawkins i cili vdiq të shtunën (26 mars).

Cyrus ia kushtoi këngën “Angles Like You” teksa u përlot gjatë performancës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liam tregon detaje të martesës me Miley

Liam tregon detaje të martesës me Miley

Performon në “Beale Street”

Miley Cyrus njofton albumin e saj të shtatë

Miley Cyrus humb njeriun e shtrenjtë pak pas ndarjes

“Do të më mungosh gjatë gjithë jetës”!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain