MENU
klinika

Plot 300... kundër shtetit

Ky vendth në mes të Evropës, do pavarësinë

30.03.2022 - 10:51

         Një fshat i vogël, me një ëndërr të madhe. Përmbi kodër, shfaqet pamja piktoreske e rivierës italiane. Principata e Seborgës, kërkon pavarësinë.

Principata e ka tashmë flamurin, himnin kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën, si edhe monarkun e vet… me shpresën që një ditë, të fitojë njohjen ligjore, që e kërkon prej viteve ’60-të.

Sidoqoftë, për momentin, Seborga është thjesht një fshat në veri të provincës italiane, Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga për në qendër të fshatit, ka një kufi jozyrtar, ku shpaloset flamuri dhe zakonisht edhe një roje kufitare, ky i vetëshpallur.

E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga përshfaqet pamja madhështore e rivierës, si edhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzim për pavarësinë e Seborgës.

“Me këtë punë, po merren avokatët”, – thotë lartmadhëria e saj, princeshë Nina e Seborgës. “Prandaj u zgjodha princeshë”.

Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe princeshë Nina, është gruaja e parë që mban këtë post. E lindur në Gjermani, Nina Döbler Menegatto jetonte në Monako, kur zbuloi Seborgën, 15 vite më parë, me ish-bashkëshortin e saj dhe ish-princin, Marcello I, i cili abdikoi në vitin 2019. “Fillimisht, mendova se gjithë kjo histori ishte argëtuese dhe nuk e mora seriozisht”, – thotë ajo. “Por më pas, zbulova se është e vërtetë”.

Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme. Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën mbretit të Sardenjës, dhe më pas, do të bëhej pjesë e mbretërisë së Italisë. Por, sipas Carbones, nuk ka asnjë akt shitjeje, pra Seborga nuk ka qenë kurrë ligjërishtm pjesë e Italisë. “Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohjen”, – thotë Graziano Graziani, eksperti për mikroshtetet. “Sidoqoftë, komuniteti që beson në pavarësinë e Seborgës, e bazon kërkesën pikërisht në këtë pikë”.

Gjykata Kushtetuese italiane dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të të Njeriut, më herët e kanë refuzuar kërkesën e fshatit, por Princesha është e vendosur. “Sigurisht që nuk është çështje e lehtë”, – thotë ajo. “Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni sesi u realizua Brexit”.

Princeshë Nina e pranon se e gjithë kjo histori, favorizon biznesin. “Është ide fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?”, – thotë ajo.

Princesha thekson se, në aktivitetet e “Principatës” nuk ka asgjë të paligjshme, pasaportat janë thjesht për qejf dhe monedha vendase, Luigino, pranohet vetëm në dyqanet e fshatit, por gjetkë është thjesht, suvenir.

Megjithatë, Giorgio Carbone, i cili sundoi në Seborgë deri sa vdes në vitin 2009, i çoi gjërat në tjetër nivel. “Në vitet 1960, ai mbyllte kufirin dhe nuk lejonte askënd, nuk pranonte t’i paguante taksa Italisë”, – thotë Nina.

Italia gjithsesi ka në Seborga një autoritet të vetin, këshillin e fshatit të përbërë nga 9 banorë vendas dhe një kryetar, që zgjidhet rregullisht, si në çdo rajon të Italisë. “Zyrtarisht, duhet të ishim në luftë me njëri-tjetrin”, – thotë Princesha. “Por, jozyrtarisht, jemi miq…”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Regjisorja kalabreze kujton gjyshen...

”Arbëria” vjen në gjuhën origjinale


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen