MENU
klinika

“Rrezikova shumë”

Për dasmën e saj, Elionës i erdhi fustani nga Rusia

31.03.2022 - 11:10

Pak ditë më parë, aktorja e njohur e humorit Eliona Pitarka, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj pesë vjeçare.

Ajo dhe partneri zgjodhën një ditë të shënuar për të festuar, pikërisht lindjen e të voglës së tyre, Galës.

Teksa përgatiteshin për festën e 1-vjetorit të Galës dhe panë sa shumë të ftuar do të ishin në listë, menduan që ky do të ishte momenti më i mirë edhe për të bërë një dasmë.

Mirëpo, të gjithë e marrim me mend stresin e dasmës dhe mendoni që këtij stresi t’i shtohet edhe fakti që fustani i nuses ende nuk është gjetur.

Deri në ditët e fundit, Eliona nuk e kishte gjetur dot në Shqipëri modelin që donte, derisa pa në “Pinterest” fustanin e saj të ëndrrave. Mirëp, ishte i punuar nga një stiliste ruse, me të cilën kontaktoi vetëm ditët e fundit.

“Me fustanin ka qenë një histori më vete. Nuk vendosa dot në asnjë moment, në asnjë fustan kur shkova të shikoja diçka. Doja diçka shumë të pastër, e kisha menduar me mëngë të gjata, saten, të ishte i lëshuar dhe pa kosh. Nuk po e gjeja. U futa në Pinterest dhe po shikoja modele dhe shoh një fustan që sa e pashë, u magjepsa.

Shikoj se ku ishte, “Vesnja” lexonte, futem të kërkoj në Google, në Instagram, pashë faqen e Instagramit, ishte një stiliste ruse. I shkruaj në WhatsApp, kontaktoj me të, ajo më thotë “në rregull do ta bëjmë me përmasat e tua, mund të na çosh vetëm masat e trupit dhe do ta bëjmë”. Po pyesja veten, një fustan të thjeshtë po të qepësh ti duhet të shkosh 3-4 herë te stilistja për të bërë prova, jo më të çosh vetëm masat deri në Rusi për të bërë një fustan, më dukej absurde, por rrezikova.

Në fillim të muajit Mars e vendosa, ne më 22 e kishim. Deri në momentin e fundit, nuk e vendosa. I thashë “e kam më 22, e realizojmë dot?”, më tha “po, pa merak, do ta bëjmë”. I çova masat dhe ma kanë sjellë fiks në datën 20, në 22 kisha dasmën. Kur ka ardhur fustani, e kam nxjerrë duke m’u dridhur duart, a do më vinte siç duhej, e kam veshur dhe ishte fiks.

Mendoj që mund të jem e vetmja që ta marr një risk të tillë. I pari ishte ai që do të mbetet gjithmonë, edhe për peripecitë, edhe për sikletin që kalova dhe faktin që unë doja që ta kisha kujtim dhe doja ta blija me se s’bën fustanin, pse jo edhe për t’ia lënë trashëgimi Galës.

Mendoj që duhej të ndryshoja, mendoja që sa herë të ndërrohesha të dukesha ndryshe. Pastaj mendova që sado të ishte i gjatë, do më pengonte te këmbët, ndaj doja ta shijoja në maksimum dhe doja të kisha dëshirë të kisha diçka të shkurtër që të kërceja deri në fund”, tregoi Eliona në “Jo vetëm modë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN