MENU
klinika

Histori e vërtetë

Filmi shqiptar mbi diktaturën, për publikun europian

31.03.2022 - 12:33

        Një dramë që i zhvillon ngjarjet në vitin 1974 – koha kur regjimi akuzoi ushtrinë për tradhti. Ministri i Mbrojtjes u ekzekutua, së bashku me një gjeneral të rangut të lartë, Petrit Dume.

Personazhi kryesor në filmin “Vdekja e kalit”, Agroni, trajneri i kuajve, paralelizon historinë e Petrit Dumes.

Në kinema, personazhi i trilluar, Agroni, nuk është gjeneral, por trajner ushtarak i kuajve që bën gjithçka mundet, për të shpëtuar kalin e tij të dashur. Por, ndërsa përpiqet të shpëtojë kalin e bardhë, Agroni dhe familja e tij kalojnë nëpër një sërë ngjarjesh tragjike.

Filmi shqiptar “Vdekja e kalit”, prodhim i vitit 1992, kohë që do të sillte ndryshimet e mëdha në shoqërinë shqiptare. Ky realizim është përzgjedhur mes 20 filmave europianë, për t’u shfaqur falas për publikun, në programin “ArteKino Classics” në kanalin arte.tv – bën me dije ministrja e Kulturës, Margariti.

Kjo shfaqja e filmit shqiptar për një audiencë të gjerë, të huaj, është një ngjarje për kinemanë shqipatre dhe një nxitje në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.

“Një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve “Vdekja e kalit”, prodhimi i vitit 1992, me regji të Saimir Kumbaros, i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me bashkëpunimin e Audio-Video-Film, Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes, është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë që do të shfaqen falas për publikun, në programin “ArteKino Classics”, në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e Creative Europe”, – thekson, ministrja e Kulturës.

Bazuar në një histori të vërtetë, “Vdekja e kali” ka veçantinë e të qenit drama e parë filmike shqiptare, e realizuar pas rënies së regjimit komunist.  Filmi është realizuar në vitin 1992 dhe mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, me skenar nga Nexhati Tafa. Në role: Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Tinka Kurti, etj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Regjisorja kalabreze kujton gjyshen...

”Arbëria” vjen në gjuhën origjinale

Si "përkthehet" shoqëria e konsumit?

”Qytetërim konsumi” ose qytetërim diktatorial…


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen