MENU
klinika

Moisiu i madh...

Një kartolinë shqiptare në Gjermani

03.04.2022 - 19:30

       Romancieri dhe dramaturgu, shkrimtari ndër më shkëlqyesit e kohës së tij, Stefan Cvajg, do të shkruante me shumë kujdes mbi dukurinë e rrallë teatrale, aktorin që befasoi deri në mahnitje dhe me çdo interpretim. Nuk kishte të dytë, as zëri e as mimika e Aleksandër Moisiut, shqiptarit të madh në skenë, artistit të butë në zemër./Konica.al

Pena e hollë e Cvajgut, do ta pikaste aftësinë dhe talentin absolut të mjeshtrit, ndërsa do ta përshkruante kështu:

  “Vetë mënyra se si afrohet, shkëndija e dritës në syrin e errët, hirësia në çdo gjest të trupit të tij, melodioz përherë dhe gjithmonë i ri me atë zjarr që i komunikohet edhe tjetrit të magjeps e të bën për vete…”

“Njeri i Jugut, gjithmonë njeri i jugut ai për të mos ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të tij. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash për shokë e miq.

Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrijë i ftohtë, fhotësia do ta mbyste, mërzia do ta dërrmonte…

Ai krijon me zotësinë e tij të çuditshme atmosferën e dashurisë shpirtërore, sidomos kur bisedimi ngrohet, sepse vetëm kështu e ndien veten se jeton…”

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktiviteti artistik i tij u zhvillua në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të njëpasnjëshme si aktor, ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, si dhe Amerikës Veriore.

Në vitet para fillimit të Luftës I, Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Fusha e veprimit të artistit, përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te ajo moderne.

Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku për zërin e bukur, si dhe për përfshirjen emocionale. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin, aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Mënyra e tij e interpretimit, aty quhej si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore, si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik nga Brecht, apo Piscator.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë, si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai dergjej në shtratin e vdekjes.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe, si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos, në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën, duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretative.

 

*Në fotografinë kryesore, Moisiu shfaqet me të ëmën, Amalia Rada – kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen