MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të vijë dhimbja e kokës nga probleme me sytë?

04.04.2022 - 12:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të vijë dhimbja e kokës nga probleme me sytë?

Mjeku: Neurologët, por sidomos mjekët neuropediatër, kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe frytdhënës me mjekun okulist. Protokolli i vizitës te okulisti fillon që të vizusi. Pra, ekzaminimi numër një është vizusi, pamja, për të evidentuar se cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës, ndërkohë që neuropediatri nuk ka parë ndonjë gjë që ka të bëjë me problemet neurologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.