MENU
klinika

Mosrespektim i legjislacionit tatimor

Aksion/ Dy muaj kontroll shitësve me pakicë për kuponin

18.11.2018 - 18:20

Administrata tatimore në muajt nëntor dhe dhjetor do të vijojë aksionin e kontrollit të bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor dhe regjistrimin e punonjësve.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, deklaroi se aksioni do të fokusohet te bizneset e shitjes me pakicë.

“Me keqardhje konstatojmë se jo në të gjitha rastet tatimpaguesit e respektojnë legjislacionin tatimor. Kjo është në syrin e të gjithë konsumatorëve, në syrin e të gjithë qytetarëve që bëjnë transaksione përditë me këta tatimpagues.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri

Për këtë arsye, ne kemi vendosur që periudhën nëntor dhe dhjetor ta kthejmë në një periudhë aksioni të verifikimit në terren”, u shpreh Çurri.

Nëndrejtori-i-Përgjithshëm-i-Tatimeve-Xhavit-Çurri-konica.al
Nëndrejtori-i-Përgjithshëm-i-Tatimeve-Xhavit-Çurri-konica.al

Sipas nëndrejtorit të Tatimeve, këto biznese zënë ¼ e të gjithë qarkullimit total të xhiros së biznesit.

“Edhe ju vini re që jo të gjithë tatimpaguesit e pajisin blerësin me kuponin tatimor, që në fund çon në evazion fiskal dhe fshehjen e detyrimeve tatimore ta përkthesh në shifra, nuk është e lehtë.

Dy muajt e fundit, qarkullimi i dokumentuar me pajisje fiskale nuk ka shënuar rritjen e xhiros që ne prisnim.

Është e vërtet që ka rënie xhiroje, por për rënie të xhiros së shitjes me pakicë. Këto muajt e fundit TVSH-ja ka performuar mirë, ku qarkullimi në total ka pasur rritje.

Por në fakt, bëhet fjalë për rënie të qarkullimit me pakicë. Ne po mundohemi të vendosim në kontroll shitjen me pakicë, që janë ¼ e gjithë qarkullimit në total.

Kontrolli i shitjeve ka rëndësinë e vet, sepse nëse tatimpaguesit nuk lëshojnë kuponin tatimor, jo vetëm që fshehin detyrimin tatimor, por edhe abuzojnë me qytetarët”, u shpreh Çurri.

aksioni per kuponin tatimor-konica.al
aksioni per kuponin tatimor-konica.al

Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve shprehet se biznesi i shitjeve me shumicë ka një rritje të shitjeve me faturë, ndërsa te bizneset në fashën e xhiros deri në 8 milionë lekë është konstatuar moslëshimi i kuponit tatimor.

Sigurisht që pjesa më e madhe janë shitje me shumicë, shitje me faturë tatimore, e cila ka pasur rritje.

Janë të gjithë tatimpagues që përfshihen në fashën 0-8 milionë lekë, që kanë detyrimin të lëshojnë kuponin tatimor.

Pra, në përgjithësi janë tatimpagues të regjistruar në TVSH, përfshihen edhe tatimpagues të fashës deri në 2 milionë lekë që nuk janë të regjistruar në TVSH”, u shpreh Çurri.

aksioni per kuponin tatimor-konica.al
aksioni per kuponin tatimor-konica.al

AKSIONI:

Aksioni i administratës tatimore për kontrollin e kuponit tatimor do të kryhet në qendrat urbane të qyteteve kryesore, në njësitë tregtare te akset rrugore, si dhe në tregjet e shumicës dhe pakicës.

“Për këtë aksion kemi bërë një plan të detajuar veprimesh me të gjitha strukturat e verifikimit në terren, ku do të ushtrojnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e vendit.

Kontrollet do të përqendrohen në qendrat e qyteteve, ku transaksionet janë më intensive, ku biznesi ushtron dhe kryen veprimtarinë më të dendur.

Ky aksion do të fokusohet kryesisht në kontrollin e lëshimit të kuponit tatimor dhe kontrollin e punonjësve të regjistruar. Gjithashtu, përveç kontrollit të qendrave urbane, aksioni do të shtrihet edhe në akset rrugore, në tregjet e shumicës dhe të pakicës”, tha Çurri.

aksioni per kuponin tatimor-konica.al
aksioni per kuponin tatimor-konica.al

GJOBAT:

Në fokus të kontrollit të administratës tatimore do të jetë moslëshimi i kuponit tatimor dhe mosregjistrimi i punonjësve.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, shprehet se ky aksion nuk ka si qëllim vendosjen e gjobave, por ai shprehet se tatimpaguesit që shkelin ligjin do të penalizohen.

“Ne po bëjmë një plan të detajuar veprimesh për të intensifikuar veprimit tona në këto dy muaj për këtë fenomen. Çdo ditë kemi verifikuar rastet e shkeljeve.

Po ashtu, kush nuk lëshon kupon tatimor apo nuk regjistron punonjësit, penalizohet sipas legjislacionit në fuqi. Sigurisht që qëllimi nuk është të gjobisim tatimpaguesit, por t’i bëjmë ata të lëshojnë kuponin tatimor.

Gjoba në rast shkeljeje nuk është e lehtë, për moslëshimin e kuponit tatimor gjoba është 50 mijë lekë, po kështu edhe për shkelje të tjera”, shpjegoi Çurri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN