MENU
klinika

Shkeljet dhe masat

602 biznese të penalizura/ Mos-lëshim kuponi tatimor

14.10.2018 - 11:08

Një sërë shkeljesh janë konstatuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në sajë të kontrolleve të ushtruara në qendrat e qyteteve kryesore si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve.

Kështu, gjatë periudhës 1 deri në11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

dpt-konica.al
dpt-konica.al

Nga kontrollet u konstatua; 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:

-50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

-149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

-44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

-118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash

Çfarë solli rritja e pagesave për punëtorët

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit

"Ulet me 0.25 pikë përqindje norma bazë e interesit"

Guvernatori Sejko sqaron vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH