Sa tifozë ëndërrojnë të kenë një fanellë të idhujve të tyre. Por kur këtë e kanë mbajtur legjenda si Maradona, thuajse është e pamundur. Një trashëgimi është nxjerrë në ankand për shifrën e 4 deri në 6 milionë paund.
Ky është vlerësimi që shfaqet në faqen e “Sotheby’s” për fanellën e veshur nga Diego Armando Maradona në Botërorin 1986, në finalen 2-1 kundër Anglisë. Po flasim pikërisht për fanellën që legjenda argjentinase e futbolli kishte veshur në ndeshjen e “Dorës së Zotit”, ku dhe shënoi të ashtuquajturin “gol i shekullit”.
Fanella me numër 10 e “Seleccion”, e veshur nga “Pibe de Oro” është pjesë e koleksionit të Steve Hodge, ish-mesfushorit të kombëtares angleze, i cili në fund të asaj ndeshjeje mundi ta ndërronte uniformën e tij me atë të Maradonës.
“Unë kam qenë pronari krenar i këtij artikulli për më shumë se 35 vite. Ka qenë privilegj të luaja kundër një prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më madhështor të të gjitha kohërave”, – tha Hodge.
Rekordi për një fanellë të shitur në ankand u regjistrua në qershor 2019. Ky rekord i takon shitjes së fanellës së Babe Ruth për 5.64 milionë dollarë. George Herman (“Babe Ruth”) ishte një lojtar profesionist amerikan bejsbolli, karriera e të cilit në “Major League Baseball” u shtri në 22 sezone, nga viti 1914 deri më 1935.