MENU
klinika

Mediat spanjolle

Ja kur prezantohet Mbappe te Real Madrid

06.04.2022 - 12:48

Në Francë, një ditë më parë, të gjitha mediat bashkoheshin në një pikë: Kylian Mbappe do të rinovojë kontratën e tij me PSG. Ky nuk është një përfundim jo logjik, aq më tepër pas deklaratës së bërë nga “gjeli” më i famshëm i cili nuk e mohoi opsionin për të rinovuar kontratën e tij aktuale.

Ndryshe nga mediat franceze, në Spanjë kanë një tjetër version. Sipas El Chiringuito Tv, një media shumë pranë presidentin të Real Madrid, Florentino Perez, Mbappe në fund të këtij sezoni largohet nga Parisi për të nisur një aventurë të re në Madrid.

Gjithnjë sipas El Chiringuito TV, çdo gjë është mbyllur, organizatorët tani po mendojnë për detajet e fundit, për prezantimin e Mbappe në Bernabeu, diçka e tillë pritet të ndodh në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit, nëse Real Madrid arrin të shkojë deri në finalen e Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN