MENU
klinika

Edhe shteti në mes

Tre shtysa që Mbappe të rinovojë me PSG

05.04.2022 - 16:26

Informacionet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se po ndodh kthesa e madhe se Kylian Mbappe do të rinovojë me Paris Saint-Germain. Në këtë kuptim, tre janë çelësat ku skuadra pariziene do të mbështetet për ta bindur Mbappe.

200 milionë euro për një kontratë 2-vjeçare – Plani i PSG-së parashikon t’i ofrojë Mbappe një kontratë të re, që do të skadonte në qershor 2024, me pagë prej 50 milionë euro neto për secilin nga dy sezonet. Përveç kësaj, një bonus besnikërie më shumë se 100 milionë. Padyshim, shifra marramendëse dhe mezi e refuzueshme, që nëse konfirmohet do ta mbulonte francezin me ar.

Faktori “Zinedine Zidane” – Goditja ndaj Real Madridit në Champions League vetëm sa ka rritur mundësinë e ndryshimit të trajnerit te PSG për sezonin 2022-2023. I dëshiruari për të zëvendësuar Mauricio Pochettino është Zinedine Zidane.

Ardhja e francezit padyshim që do t’i pëlqente Mbappe, i cili dëshiron të punojë nën urdhrat e ish-trajnerit merengues. AlKhelaifi dëshiron ta luajë edhe këtë kartë në favor të tij.

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 – Informacionet e fundit tregojnë se vetë Emmanuel Macron, presidenti i Francës, do t’i kishte kërkuar personalisht Mbappé rinovimin me PSG. Dhe përtej faktit që do të përfshihej edhe sheiku nga Katari, kërkesa do të kishte si sfond faktin që Lojërat Olimpike 2024 do të zhvillohen në Paris.

Ka një dëshirë që Mbappé të jetë një nga imazhet dhe ikonat e eventit, duke mbërritur në të me fanellën e skuadrës pariziene dhe jo të Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN