MENU
klinika

Protesta e Faik Konicës në "Times"

Pushtimi fashist i Shqipërisë u dënua nga SHBA

07.04.2022 - 12:04

         Më 7 prill 1939 trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë, duke sulmuar të gjitha portet shqiptare njëkohësisht. Forcat detare italiane të përfshira në pushtimin përbëheshin nga anijet luftarake “Giulio Cesare” dhe “Conte di Cavour”, tre kryqëzorë të rëndë, tre kryqëzorë të lehtë, nëntë destrojerë, katërmbëdhjetë anije silure, një minakërkuese, dhjetë anije ndihmëse dhe nëntë anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe, që kryen zbarkime në Vlorë, Durrës, Sarandë dhe Shëngjin. Nga ana tjetër, ushtria e rregullt shqiptare kishte 15,000 trupa të pajisura keq, të cilët ishin trajnuar nga oficerë italianë.

Ndërkaq, në këtë ditë Ambasada amerikane publikon qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, në “Facebook”, shkruhet si më poshtë:

“Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia.

Në të njëjtën ditë, gazeta “New York Times” raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin, si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, që përbënte “pa diskutim një kërcënim më shumë, për paqen në botë”.

Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që e dënoi pushtimin, në atë kohë.

Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij, në një konferencë për shtyp, me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt.

Sipas artikullit të “Times”, deklarata u pasua pak orë më vonë, nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Artikulli përfshin gjithashtu një fotografi të Konicës, duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij,”- përmbyllet mesazhi  Ambasada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen