MENU
klinika

“Ballkani i Hapur, rivitalizim i Procesit të Berlinit”

Rama lobon për Kosovën: Gjermania të përmbushë kërkesën për liberalizimin e vizave

11.04.2022 - 19:22

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të përbashkët për media me kancelarin Olaf Scholz tregoi disa nga temat e diskutuara me homologun e tij.

Ai tha se Ballkani i Hapur është rivitalizim i Procesit të Berlinit.

“Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbysja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.
Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Evropë por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejte dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë. Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri.

Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit. Shpresoj që Gjermania të bëjë pjesën e saj sa i përket përmbushjes së procesit dhe bashkimit nga BE për uljen në tryezë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë dhe kërkesën për liberalizimin e vizitave për Kosovën. është proces i bllokuar dhe shpresojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrim atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE. Po e bëj një ftesë publikisht do të ishim të nderuar që të vizitoni Shqipërinë dhe Rajonin. BE ka nevojë për Rajonin dhe Rajoni për BE.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takon Kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani

"Këmbëngulja ime për Nord Stream 2 ishte gabim"

Presidenti gjerman kërkon ndjesë për politikën ndaj Rusisë