MENU
klinika

Konferenca me Olaf Scholz

Po nëse Ukraina futet në BE para Shqipërisë? Rama i drejtpërdrejtë: Kjo s’mund të ndodhë

11.04.2022 - 19:26

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Olaf Scholz, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse ndihet i shqetësuar për anëtarësimin  në BE të Ukrainës përpara Shqipërisë.

Rama u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhë, por në rast se Ukraina do të anëtarësohej dhe Shqipëria jo, nuk do të behej xheloz.

“A ndihem i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne? Më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetët. Unë më shumë shqetësohem se mos Ukraina mendon se mund të hyjë më shpejt, jo se do hyjë më shpejt, kështu që do u thosha dhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që mos e përdorin atë për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionarë në instanca të ndryshme, se nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE, kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, por dhe nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim xheloz”, tha Rama.