MENU
klinika

Sulmi ndaj policisë në Veri

Kosovë/ BE kërkon të mos bëhen “spekulime të panevojshme”

15.04.2022 - 17:46

Zyra e BE-së në Kosovë, ka kërkuar nga qeveria që të mos bëjë spekulime të panevojshme se prej kujt është kryer sulmi ndaj policisë së Kosovës në mënyrë që të mos shtohen tensionet kjo pasi Kryeministri Kurti tha se sulmi erdhi nga Serbia raporton Gazeta Express.

Këtë reagim Zyra e BE-së e ka bërë në një postim në Twitter.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, thuhet në reagim.

BE-ja poashtu ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovën në Zubin Potok.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Kurti ka thënë se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga Serbia.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe përpjekjeve për të penguar operimin e policisë në atë pjesë të vendit, duke thënë se sulmet janë kryer nga struktura kriminale.

Nga Presidenca thonë se sulme të tilla synojnë të destabiliziojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në vend, por theksojnë se përpjekje të tilla do dështojnë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, thuhet në reagimin e Presidencës./Express

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin