Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka plagosur me thikë një 61-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, , ka goditur shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.