20.11.2018 - 09:02
Pasi iu gjetën 18 shqiptar të fshehur në kamionin e tij më 11 nëntor duke kaluar eurotunelin, shoferi polak i kamionit është dënuar nga gjykata.
Mediat franceze bëjnë të ditur se shoferit iu dha dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një viti.
Ai u dënua pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.
Shoferi i punësuar për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit dhe aq më pak 18 klandestinë shqiptarë.