MENU
klinika

Këngëtarja shpërthen në lot

Rita Ora flet për betejën e të ëmës me kancerin

22.04.2022 - 10:27

Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”.

Ylli 31-vjeçar i muzikës pop u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, e cila foli për betejën e nënës së saj me kancerin.

Rita shpjegoi se si nëna e saj Vera kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa u përlot nga kujtimet e kohëve të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan. Duke shpjeguar se si e kishte “vërtet të vështirë” gjatë betejës shëndetësore të mamasë së saj, Rita fshiu lotët.

“Mamaja ime po lufton me kancerin këto dy vitet e fundit…”, tha Aleisha, 26 vjeçare, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë” në këngën e saj.

“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer,” u shpreh Rita në emision, teksa vlerësoi performancën e Aleishës.

“Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë.”

Ajo shtoi: “Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të thyhen para teje, e kuptoni çfarë dua të them? Dhe pastaj do duhet t’i bashkosh. Nuk mundem të flas.”

Rita ishte tejet e prekur dhe kishte vështirësi të fliste për të ëmën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!

Miti i industrializimit në Shqipërinë komuniste

Propaganda: Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën