MENU
klinika

Ëndrra e 9 majit...

Rishfaqet e dashura e Putinit: detaji që bashkon çiftin!

22.04.2022 - 16:14

        Gruaja e supozuar si e dashura e Presidentit, është rishfaqur me një pamje “rinore” në kryeqytetin rus, mes thashethemeve se fshihej në një shtëpi luksoze në Zvicër. Gjimnastja Anila Kabeava, së fundmi është parë në një palestër, për të ndjekur një shfaqje bamirësie.

Kabaeva besohet se është zonja e të fortit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Fotografitë e Kabaevës në ngjarjen në Moskë, ndezën spekulimet se ish-gjimnastja kishte përdorur të njëjtin kirurg kozmetik si Putini, mes pretendimeve për botoksin.

Duke shmangur lidhjen me Putinin, në mënyrë që të mos censurohet nga shteti rus, revista shkruan: ‘Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë.

“Gjimnastja, pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk [shfaqet] në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh rastësisht në rrugë, apo në qendra tregtare.”

Një version televiziv i festivalit të Kabaevës, do të transmetohet në prag të përkujtimit të “ditës së fitores”, më 9 maj.

Kjo shihet, si dita kur Putini do të kërkojë të shpallë një lloj fitoreje në Ukrahinë, ndoshta me pretendimin se ka marrë të gjithë Donbasin, për Rusinë.

Perëndimi, deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila, përveç se partnerja e fshehtë e përfolur e Putinit, është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në “National Media Group” – gjiganti televiziv dhe shtypit të shkruar, i Kremlinit – me një pagë, prej gati 8 milionë funtesh në vit.

Kabaeva dhe familja e saj e re sekrete me Putinin, besohet se janë dërguar në një shtëpi private në Zvicër ose në një prej bunkerëve të klasës së lartë në Urale, Arktik ose Siberi.

Një peticion, i nisur nga qytetarët në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrahinë dy javë më parë, u ka kërkuar autoriteteve zvicerane përmes një peticioni, që ta dëbojnë Kabaevën nga Zvicra dhe ta deportojnë në Rusi.

Kjo thirrje, ku Kabaeva cilësohet si “gruaja e preferuar e diktatorit dhe kriminelit të luftës, Putinit”, ka mbledhur që atëherë, mbi 73,500 firma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Informacione të pabaza dhe të pabesueshme “

Reagimet e liderëve botërorë pas skandalit të Pandorës