Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe vendimin e gjykatës për ankimimin e Alibeajt. Berisha tha se ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.
Sa i përket ambasadores, ai deklaroi se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.
“Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve”, tha Berisha.