MENU
klinika

Liria e Medias

Paketa Anti-shpifje/ Rama nga Vjena: Do hapim konsultim publik

20.11.2018 - 11:54

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish debatit për paketën anti-shpifje, pasi në një postim në Tëitter shkruan se është takuar në Vjenë me përfaqësuesin e lirisë së medias, Harlem Desir.

Rama shton se do të çelet një konsultim publik dhe pastaj do të votohet në Kuvend pas Vitit të Ri.

Postimi i plotë

Në selinë e OSBE në Vienë me harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.