I rizgjedhur për të dytën herë në krye të presidencës franceze, Emanuel Macron ka mbërritur i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte dhe i rrethuar nga fëmijë, në podiumin e ngritur poshtë kullës Eiffel në Paris.
Në fjalimin e fitores Macron falenderoi të gjithë ata që votuan për të dhe tha se është i vetëdijshëm që shumica e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.
Ai shtoi se tashmë është presidenti i të gjithëve dhe do të punojë për të adresuar problemet e atyre që abstenuan dhe zgjodhën të votonin Frontin Nacional të Marine Le Pen.
“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre”, tha Macron
Teksa Macron mbërriti në skenë ai shoqërohej nën tingujt e himnit evropian (Ode për gëzimin e Beethoven-it).