26.04.2022 - 12:55
Është zgjedhur këtë të martë drejtori i ri i burgut të Reçit në Shkodër, pas arrestimit të ish-drejtorit Ervis Zikaj për shpërdorim detyre.
News 24 bën me dije se drejtor i ri është zgjedhur Seit Vuçaj.
Kujtojmë se ish-drejtori, Zika u arrestua për shpërdorim detyre, me urdhër të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Drejtori i komanduar i burgut të Reçit dyshohet se ka përfituar karburant përmes kartelave fiktive, si dhe ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si dhe pse u vu në pranga zyrtari