30.04.2022 - 16:18
Një incident i rëndë ka ndodhur sot para ndeshjes Kastrioti-Egnatia, e cila do të startojë në orën 16:45. Disa persona dhe pjesëtarë të skuadrës krutane kanë sulmuar verbalisht dhe më pas kanë goditur sulmuesin e Egnatias, Pedro Augusto.
Mësohet se ai ka pësuar gërvishtje dhe të çara të lehta në trup. Zyrtarët e Egnatias më pas nuk kanë dashur ta nisin ndeshjen, sepse e kanë konsideruar si të papranueshëm dhunën dhe presionin mbi lojtarët e tyre.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë momentit kur skuadra e Egnatias po hynte në ambjentet e stadiumit. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të FSHF-së që Egnatia të pranojë të përgatitet që ta luajë ndeshjen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 31
“Poker” i Teutës, durrsakët i ikin “play-ot”, Kukësi rrezikon Evropën
Kategoria Superiore, Java 31
Laçi i shtyn festën Tiranës, Partizani triumfon në derbi
E ardhmja e të kuqve