MENU
klinika

E ardhmja e të kuqve

Gaz Demi merr vendimin për trajnerin e Partizanit

29.04.2022 - 20:32

A do të jetë apo jo Dritan Mehmeti në pankinën e Partizanit  në sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që ngrihet në një moment shumë delikat për të kuqtë, me zërat që shtohen vazhdimisht për emra teknikësh të tjerë që janë pranë klubit kryeqytetas.

I ngacmuar rreth kësaj teme në “Gol pas Goli” në “Supersport”, Mehmeti ka bërë të qartë se nuk e mendonte këtë temë pa mbaruar sezoni, edhe pse përmirësimi i rezultateve të Partizanit ishte i dukshëm.

Por ndërkohë, në studio, është lexuar një SMS që mbërriti në ato çaste nga presidenti i të kuqve, Gazment Demi. “Mehmeti është trajneri im”, ishin fjalët e numrit një të të kuqve. Një konfirmim se klubi pritet të vazhdojë me teknikun në drejtim, në Europë (nëse e arrijnë) dhe në sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN