Pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar, doli nga procesi restaurues pranë laboratorit të restaurimit të veprave të artiit, në Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ikona “Joan Pagëzori me skena”,
Vepra është një ikonë despotike (ikonat e mëdha, që qëndrojnë sipër ketabeve të poshtme të ikonostasit) me përmasa 117 x 83cm, marrë prej Kishës së Manastirit Shën Pjetri dhe Pavli në Vithkuq të Korçës.
Ikona daton vitin 1726 dhe është realizuar nga një autor anonim.
Gjatë muajve të fundit, vepra iu nënshtrua një ndërhyrjeje të plotë restauruese, të kryer nga specialistët e IKTK-së.
Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur, se “ndërhyrja konsistoi në dezinfektimin e suportit (drurit) dhe pastrimin nga depozitimet e ndryshme, përforcimin me fletë druri në hapësirën e krijuar ku bashkohen dy pjesët e ikonës, konsolidimin e gruntit dhe pelikulit piktorik, pastrimin e vernikut të dekompozuar, stukimin dhe në fund integrimin piktorik”.