MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa lloje krizash epileptike njihen?

02.05.2022 - 12:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa lloje krizash epileptike njihen?

Mjeku:Ka disa lloje krizash epileptike, por ne në shërbim i ndajmë në kriza të vogla dhe kriza të mëdha. Krizat e mëdha që janë të gjeneralizuara kanë bazë humbjen e vetëdijes dhe shoqërohen me dridhje të trupit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes (personi gëlltit gjuhën), defekim të pavullnetshëm. Ndodhin papritur dhe më e keqja është se nga rrëzimi pacienti mund të godasë kokën, të bëjë hematoma, të digjet etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.