MENU
klinika

Analiza

Kërcënimet e Putinit tregojnë që Rusia është në telashe!

02.05.2022 - 21:00

Duke u shfaqur në televizionin e kontrolluar nga shteti rus të hënën, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i quajti furnizimet me armë në Ukrainë një provokim. Ai argumentoi se NATO është në luftë me Rusinë, duke përdorur Ukrainën si një përfaqësues.

Dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova shkoi edhe më tej. Ajo sugjeroi se mund të ketë objektiva ushtarake brenda vendeve anëtare të NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë.

Madje, politikanë të ndryshëm kanë thënë se përdorimi i armëve bërthamore nuk është jashtë tryezës së opsioneve.

Por retorika e Rusisë nuk pasqyron gjithmonë realitetin.

Ndonëse është e vërtetë që asgjë nuk është plotësisht “jashtë tryezës”, kjo ka për qëllim të lërë përshtypje dhe t’i bëjë anëtarët e NATO-s të “lëkunden”.

Ajo pasqyron një zhgënjim të thellë në mesin e elitës në pushtet të Rusisë.

Së pari, ky nuk ka qenë “operacioni special ushtarak” i thjeshtë dhe i suksesshëm që Kremlini ka bërë. Së dyti, kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe helmoi Sergei Skripal në Salisbury në 2018, përgjigja ishte shumë e dobët.

Niveli i reagimit të konsoliduar global këtë herë e befasoi Kremlinin: sanksionet në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut, diskutimet e NATO-s në Finlandë dhe Suedi dhe furnizimi me armë..

Politikanët rusë i janë përgjigjur këtij uniteti perëndimor duke e konsideruar Rusinë si një “kështjellë e rrethuar” tani nën sulm nga të gjitha anët.

Në shtëpi, Kremlini po punon jashtë orarit për mbështetje për luftën. Nëse Perëndimi është i keqi, lufta duhet të justifikohet.

Rusia mund të jetë nën sulm, por është e fortë. Mbështetja e koordinuar për rezistencën e Ukrainës ka penguar planin e Rusisë për një fitore të shpejtë dhe të lehtë.

Por Kremlini do të përpiqet për ato pjesë që mund të shpëtojë – dhe që mund “t’i shesë” në shtëpi si një “fitore”.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al