MENU
klinika

Mori urdhër mbrojtje 2 netë më parë!

U hodh nga pallati për t’i shpëtuar dhunës, 52-vjeçarja vdes në spital

04.05.2022 - 15:39

Viktima Fatbardha Likrama, e cila i dha fund jetës mesditën e sotme pasi nuk duroi dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti dhe vjehrra, mësohet se ishte pajisur me urdhër mbrojtje vetëm dy netë më parë.

Mësohet se ajo është pajisur me urdhër mbrojtje. Ende nuk dihet kush janë masat e marra nga uniformat blu për mbrojtjen e Fatbardha Likramës, ndërsa në njoftimin e saj policia informoi vetëm faktin që “gruaja vuante nga depresioni”.

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku një grua u hodh nga kati i 4-t i pallatit.

Mësohet se gruaja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Viktima është identifikuar si Fatbardha Likarma, e cila u hodh nga ballkoni i banesës së sja në lagjen “Vullnetari”.

Arsyeja e veprimit ekstrem është dhuna që i ushtronte bashkëshorti i saj. Mësohet se gruaja kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i 4-t i pallatit.

Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri, por edhe vjehrra, ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.

Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra, ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës. Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.

Ndërsa sipas dëshmisë së fqinjëve, motra e viktimës ka deklaruar se 52-vjeçarja pasi dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra ishte strehuar në banesën e saj.

Por, viktima ishte marrë me forcë nga banesa e së motrës, ndërsa ditën e sotme vendosi t’i japë fund jetës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.