MENU
klinika

"A ishte Will Smith?"

Shuplaka në “Oscar”/ Chris Rock gjen rastin të bëjë sërish ironi

05.05.2022 - 10:47

Komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë gjatë një shfaqje komedie e mbajtur në “Hollywood Bowl” teksa fansat postuan video të një burri që godet Chappelle i cili bie në tokë gjatë setit komik. Policia tha se burri ishte i armatosur me një armë “fallso”. Departamenti i Policisë tha gjithashtu se arma në fjalë mund të nxirrte një teh thike megjithëse ishte e paqartë se si ai u përpoq ta përdorte armën gjatë sulmit.

Chappelle nuk u lëndua nga kjo ngjarje dhe sulmuesi u ndalua nga ekipi i sigurisë së lokalit dhe më vonë u dërgua në spital me “lëndime sipërfaqësore”. U raportua se menjëherë pas sulmit, Chappelle bëri shaka, “Ishte një burrë trans”.

Chris Rock gjithashtu kishte performuar tashmë në event dhe më vonë doli në skenë pas incidentit dhe bëri shaka: “A ishte Will Smith”? Mesa duket komediani nuk do t’a harrojë lehtë momentin e sikletshëm dhe madje po e përdor në dobi të popullaritetit të tij. Pas tij doli aktori dhe komediani Jamie Foxx i cili tha “Mendova se ishte pjesë e shfaqjes”.

Rock padyshim iu referua momentit tronditës në ceremoninë e Oscars në mars, kur aktori Will Smith doli në skenë gjatë fjalëve të Rock-ut pasi komediani bëri një shaka me Jada Pinkett Smith, gruan e Smith. Smith i kërkoi falje Rock dhe Akademisë, dhe aktorit i është ndaluar të marrë pjesë në ceremoni për 10 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(VIDEO) Incidenti në “Oscar”

Will Smith godet me shuplakë komedianin

Pas shuplakës ndaj Chris Rock

Will Smith jep dorëheqjen nga “Oscars”


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain