MENU
klinika

Dukuria Gjon Mili...

Magjepsen francezët: Fotografi më i madh në botë, në Paris!

05.05.2022 - 13:56

        Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 5 Maj 2022

“Libération” ka botuar, të enjten e 26 shtatorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ardhjen e bujshme të Gjon Milit në Paris, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Fotografi më i madh në botë është në Paris

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin të gjithë: Mili, Gjon Mili, është fotografi më i mirë në planet; 6 East, 23 Rd Street në Nju Jork, ai ka studion më të madhe dhe më moderne në botë.

Dhe brenda pak ditësh, të gjithë fotografët e Parisit do të mund të zbulojnë në Galerie du Bac, ku, nën kujdesin e Shërbimeve Inteligjente Franceze në SHBA, do të ekspozojë veprat e tij, një teknikë krejtësisht e panjohur për kontinentin tonë.

Mili, i cili mbërriti në Paris pak ditë më parë me 250 kilogramë pajisje për të depërtuar në misteret e Konferencës së Luksemburgut, do t’u shpjegojë me kënaqësi sistemin e tij.

— Jeni fotograf prej kohësh ? e pyetëm Gjon Milin që na priti me dashamirësi në zyrat e kolegut tonë të “Life”.

— Unë jam inxhinier elektrik.

Pikërisht për të mësuar elektricitetin, në fakt, ky shqiptar, pasi kishte mësuar frëngjisht në Bukuresht, shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte ende, në vitin 1939, vetëm një fotograf amator.

Gjatë luftës, këshilltar në “Laboratorin e të dhënave teknike – Technical Data Laboratory”, ka punuar veçanërisht në studimin e predhave. Falë sistemit të tij, ai ka bërë të mundur, nëpërmjet studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të ecjes, përmirësimin e mëtejshëm të këmbëve të artikuluara ortopedike.

I vetmi fotograf zyrtar i Konferencës së San Franciskos, ai thjesht, pa blicet e llambave të tij që t’i shqetësonin debatet e tyre, fotografoi të gjithë të mëdhenjtë e kësaj bote. Në Luksemburg pajisjet e tij kanë bërë bujë dhe ai ende nuk ka marrë të gjitha lehtësitë që dëshironte. Kështu ai vërtitet rreth Montmartrit (Montmartre). Bretanja (Bretagne) dhe Pirenejet (Pyrénées) e tundojnë.

Ai kërkon një studio në Paris dhe nëse e gjen do të kthehet çdo vit :

— Ka kaq shumë gjëra të ëmbla në Francë, sa mund të bësh gjëra të mira atje.

Teknika e tij? Ju thashë, ai është inxhinier elektrik.

Rezultatet? Për sa i përket rezultateve: nuk dimë dëshmitar më të mirë se këto tri fotografi, me firmën e Milit dhe se, jemi të parët në shtypin francez që i publikojmë.

Fotografia 1: Gjon Mili arriti, në një pamje të vetme, të kapte lëvizjen me aq saktësi sa kinemaja. Gjestet e kësaj vajze të vogël, duke kërcyer me litar e tërheqin vëmendjen si të ishte një vepër arti.

Fotografia 2: Vini re pozën e këmbës së djathtë të njeriut që shihet përballë; syri përfundon lëvizjen e nisur.


Fotografia 3: Sapo i kanë hedhur një gotë ujë në fytyrë kësaj gruaje; ne tundohemi, ta ndihmojmë të fshihet

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale