MENU
klinika

"Pse e mbaj kryqin?!"

Presidenti që edhe “beson”, edhe… lufton!

06.05.2022 - 17:28

         Për të, feja ortodokse është një nga vlerat më të mëdha të Rusisë dhe ai vetë, shkon rregullisht në meshë, të paktën për festat e mëdha. Vladimir Putini është një ndër njerëzit që beson, se, për fenë, nuk duhet folur shumë publikisht.

Për Presidentin nën akuza të rënda agresioni,.. kjo çështje mbetet krejtësisht personale.

Megjithatë, Putini e shkeli rregullin në një intervistë për CNN, në vitin 2017. Mes të tjerash, ai zbuloi se mbante me vete një kryq, që e kishte prej nënës së tij.

“Nuk do të doja të flisja për fenë time. Mendoj se këto gjëra janë të shenjta për këdo dhe se, besimi është diçka që ne e mbajmë në zemër”, – tha ai në fillim të bisedës, duke u hapur për publikun:

“Mora një kryq nga ime më, por nuk e mbaja. Ajo më tha që ta mbaj kur të shkoj në Izrael, gjë që e bëra gjatë vizitës time të dytë atje. Shkova zyrtarisht dhe më pëlqeu. Tani, kryqin e mbaj me vete”, – tha Putin, i cili, më pas tregoi edhe sesi, kryqi, i mbijetoi “mrekullisht” zjarrit, sipas “Newsweek”.

“Isha në një vilë, afër Shën Petërsburgut, me një mikun tim dhe shkuam në sauna. Para se të hynim, e hoqa kryqin dhe e lashë diku. Papritur, ra zjarr dhe ashtui të zhveshur siç ishim, vrapuam jashtë. Më vonë, kur zjarrfikësit po pastronin vendin, gjetën edhe kryqin që e kisha lënë aty. Isha i sigurt se kishte humbur, sepse ishte prej alumini dhe nuk duhej t’i kishte flakëve” – e tregoi ngjarjen si një mnrekulli, Presidenti rus, duke shtuar: “Kjo është arsyeja, pse tani e mbaj gjithmonë.”

Pra, me këtë qasje ndaj besimit, në përgjithësi e kryqit, në veçanti, Putini ngjan më tepër me një supersticioz, sesa me një besimtar të pastër në Ortodoksi…