08.05.2022 - 16:05
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka rritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor.
Goli i parë mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte Odise Rosi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.
Kjo mund të quhet si një histori e përsëritur, pasi një gol i Balajt i asistuar nga Roshi ka ndodhur dhe në Kroaci dhe Rusi. Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish shqiptari që realizoi me një goditje me kokë, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e mban larg zonës së ftohtë të rënies.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Goli i mbrojtësit kuqezi
Shënon për Atalantën, Gjimshiti fiton derbin me Manajn
Serie A, Java 36