MENU
klinika

Flet strategu ushtarak amerikan

“Sa herë që rusët nisin një luftë dështojnë, kur mbrohen fitojnë”

09.05.2022 - 12:27

Strategu i njohur amerikan, Edward Luttwak, që ka shërbyer për shumë vite në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë, thotë se katastrofa ushtarake e Rusisë në Ukrainë, do të studiohet ndër breza.

Ai thotë se plani i Putinit ka dështuar tashmë, dhe ai nuk ka asgjë për të festuar në paradën e 9 Majit. Lutwak është i bindur se për Carin, ka vetëm një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.

Lexoni më poshtë intervistën e tij për “Formiche.net“ te sjelle nga abcnews.

Parada vjetore për të përkujtuar fitoren e sovjetikëve ndaj nazistëve do të organizohet të hënën. A mund të pretendojë Putin se ka fituar në Ukrainë?
Sigurisht që jo. Ushtria ruse luftoi shumë keq, dhe plani i saj i luftës dështoi që në fillim. Putin synonte një grusht shteti në Kiev, duke e marrë si të mirëqenë arratisjen e Zelensky jashtë vendit, shpërbërjen e qeverisë ukrainase, dhe rebelimin e ushtrisë së saj ndaj udhëheqjes.

Por gjërat shkuan ndryshe…

Një katastrofë. Ata u përpoqën ta pushtonin kryeqytetin ukrainas me një forcë prej më pak se 300 parashutistësh, të cilët u transportuan me helikopterë. Më pas u përpoqën të merrnin në kontroll aeroportin Gostomel, në rrethinat e Kievit, plan që gjithashtu dështoi. Dhe e gjithë kjo falë një supozimi dramatikisht të gabuar.

Rusët menduan se ushtria ukrainase ishte e njëjtë me atë afgane apo siriane, dhe jo një ushtri e patriotëve evropianë. Rusët e ndërtuan fushatën ushtarake me supozimin e rezultatit më të mirë të mundshëm, atë të një skenari ideal. Është një gabim, për të cilin gjithmonë paguhet.

Në këto kushte, a ka Putin një rrugëdalje?

Po, dhe unë e di që edhe ju jeni në dijeni të saj. Duhet rënë dakord që të mbahen dy referendume në rajonet e kontestuara Donetsk dhe Luhansk. Më pas të nënshkruhet një armëpushim midis palëve, me kushtin që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet për të siguruar respektimin e tij.

Por ka një problem:Ukraina nuk do të pranojë të dorëzojë territoret e pushtuara…

Duhet gjetur gjithsesi një kompromis. Referendumi duhet të organizohet me të gjitha rregullat e lojës. Cilido që ka banon në ato zona mund të marrë pjesë në të, dhe duhet ta vërtetojë pa mëdyshje identitetin e tij.

Ju keni shkruar libra të rëndësishëm mbi strategjitë ushtarake. Çfarë duhet të mësojnë brezat e ardhshëm të strategëve rusë nga lufta në Ukrainë?

Rusët duhet t’i kishin përvetësuar tashmë leksionet e historisë së tyre. Ata e sulmuan Finlandën në vitin 1939 me një disproporcion të madh forcash. Kishin rreth 1500 tanke, ndërsa Finlanda vetëm 15. Edhe ato në një muze ushtarak. E megjithatë rusët humbën 100.000 ushtarë në atë luftë.

Mësimi është i thjeshtë:kur rusët nisin një luftë, ata dështojnë. Kur mbrohen, fitojnë. Pësojnë vërtet humbje, por më pas tërhiqen, dhe rezistojnë, derisa e lodhin armikun.

Por ata kanë një “As” nën mëngë, të cilin ne po e harrojmë:armët bërthamore. A mund të konkurrojë Rusia me arsenalin perëndimor?

Me armët bërthamore nuk ka konkurrencë:mjafton lëshimi i një bombe, dhe gjithçka merr fund. Armët bërthamore taktike janë një fantazi e viteve 1960. Prandaj si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia, kanë çmontuar përgjatë viteve në mënyrë të njëanshme mijëra bomba, silurë dhe raketa bërthamore. Me luftën bërthamore humbasin të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(FOTO) Trupa, tanke, raketa në Sheshin e Kuq

Çfarë ndodhi në paradën e Ditës së Fitores


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!