MENU
klinika

Barça, “gjueti” për një yll

Në “Camp Nou” mund të vijë i preferuari i Messit

10.05.2022 - 14:49

Laporta vazhdon gjuetinë e tij të dëshpëruar për një sulmues klasi. Presidenti i Barçës premtoi se do të kishte një yll të madh, por çështja po ndërlikohet.

Haaland do të shkojë te City, Salah do të rinovojë me Liverpool dhe Bayern nuk dëshiron të ndahet nga Leëandoëski. Këtë të martë, Mundo Deportivo vendos në tavolinë emrin e Sadio Mané, sulmuesit fantastik senegalez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023 me Liverpool-in.

Nëse do të zbarkonte në “Camp Nou”, “Topi i Artë” do të ishte më afër. Mané, një nga “demonët” që poshtëroi Barçën në Anfield në maj 2019 (4-0), ka qenë gjithnjë në orbitën e drejtuesve katalanas.

Siç shpjegoi së fundmi SER Cayalunya, ishte një nga kërkesat që Messi i bëri Laportës që të vazhdonte të vishej si lojtar i Barçës sezonin e kaluar. Operacioni nuk funksionoi.

Messi ka qenë gjithmonë plot lëvdata për një lojtar të aftë për të shkuar në finalizim, për të ç’ekuilibruar nga krahu, me një instikt fantastik për të shënuar dhe asistuar.

Megjithatë, nuk duket e lehtë për Liverpool-in të lërë të lirë një lojtar që sapo ka mbushur 30 vjeç dhe që është një nga shtyllat e skuadrës. Pavarësisht se ka lojtarë të nivelit si Luis Díaz, Diogo Jota, Salah, Origi apo Firmino (këto dy ditët e fundit mund të dalin në verë), ai është thelbësor për Klopp dhe ka qenë kyç në vendosjen e Liverpool-it në elitën evropiane.

Për më tepër, Barça gjendet në një situatë dobësie të përhershme ekonomike që e bën të vështirë të mendosh, nëse lojtari nuk bën shumë përpjekje, se mund të konkurrojë për nënshkrimin e futbollistit të madh afrikan të momentit së bashku me Salah.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Romës në “Air Albania”

Totti konfirmon prezencën në finalen e Tiranës


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon