MENU
klinika

Detajet e operacionit

Haaland te City, transferimi që shkon në 350 mln euro

10.05.2022 - 12:18

Dalin shifrat e blerjes së sulmuesit norvegjez Erling Haaland nga Manchester City. Sipas raportimeve të “Marca”, City do të paguajë 75 milionë fikse, plus 10 milionë bonuse në arkën e Borussia Dortmund.

Një shifër së cilës i shtohen edhe 40 milionë pagë për lojtarin, që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. 30 milionë euro do të shkojnë si komision për babain e Haaland, Alf-Inge, i cili te Manchester City ka luajtur vetë 38 ndeshje në periudhën dyvjeçare 2000-2002.

Po kështu, 50 milionë euro komisione do të shkojnë edhe në llogarinë e agjencisë që kujdeset për interesat e sulmuesit 21-vjeçar. Totali? Shkon përtej 350 milionë eurove. Një shumë e çmendur…

Edhe një herë “portofoli” i “qytetarëve” funksionon me shpejtësinë e dritës. Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në gjashtë seancat e fundit të tregut të transferimeve, janë investuar 1.077 miliardë euro, siç raporton “Marca”, për të forcuar skuadrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN