Portreti i famshëm i artistit Andy Warhol: Marilyn Monroe në ekanin e mëndafshtë të nuancave, i vitit 1964, u shit për 195 milionë dollarë në ankand – rekord, për një vepër nga një artist amerikan.
”Shot Sage Blue Marilyn” është nga një seri portretesh nga Warhol, për aktoren, pas vdekjes së saj, më 1962. Prej atëherë, portreti i simbolit të bukurisë femërore, është bërë një nga realizimet më të njohura artistike.
Vlerësimet e parashikimeve, kishin arritur deri në 200 milionë dollarë.
Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane, në ankand, prej 110.5 milionë dollarësh thyer në vitin 2017, për një pikturë të vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat.
“Kemi shitur pikturën më të shtrenjtë, të shekullit të 20-të. Jam shumë krenar për këtë… Unë mendoj, se të gjithë janë shumë krenarë për këtë. Kjo është një arritje e madhe, që nuk është për mua, por vetëm për Warhol dhe Marilyn… Vepra e artit e shekullit të 20-të, është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë, afro 200 milionë dollarë”
Piktura është ndërtuar mbi një foto promovuese të Monroe-së, nga filmi “Niagara” i vitit 1953, shfaqur me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e aktores. Titulli i referohet një incidenti, kur një grua qëlloi me pistoletë në një grumbull me katër portrete të Marilyn-it, në studion e artistit, megjithëse “Shot Sage Blue Marilyn” nuk e kapi asnjë plumb.