MENU
klinika

"Nji Qoshk për mbretin"

Populli i Durrësit nderon Zogun

10.05.2022 - 11:45

        Mbi kodrat e qytetit, midis pishave, qëndron krenare edhe pse shumë fort e dëmtuar një godinë madhështore që në Durrës, njihet si Vila e Zogut. Historia e ndërtimit të saj tashmë dihet sepse është shkruajtur dhe folur shumë herë, nga studiues të ndryshëm, por pyetja që bëhet është se, si dhe pse u vendos që Vila të ngrihej në atë vend ku është sot – shkruan Aleksandër Cangoja dhe vijon:

Nga fotot e arkivit austro-hungarez kemi parë shumë foto nga Durrësi, duke qenë se dhe për një periudhë të caktuar, qyteti bregdetar ishte pushtuar prej tyre. Nga fotografitë e arkivit veçojmë njërën, që ka fokusuar kodrën ku ndodhet sot vila e Zogut dhe mbi të, gjendet një ndërtesë njëkatëshe, që austro-hungarezët e cilësojnë si “Villa Essad Paschas”, pra vila e Esad Pashës.

Fotografia (e vilës) është e viteve 1916-1918.

Pronat e Esad Toptanit, si mall pa zot! Duke qenë se Esadi u vra në Paris dhe nga kjo gjë “shpëtoi” elita politike e asaj kohe. Ata, paria morën një vendim pas vdekjes së tij. Ky vendim ishte konfiskimi i të gjithë pasurisë së Esad Toptanit. Të paktën në Durrës, Esadi kishte në pronësi vilën në fjalë, disa magazina në portin e Durrësit dhe një çiflik të madh dhe pjellor në fshatin Rreth të Shijakut. Të gjitha këto u shtetëzuan, Çifliku i Rrethit i kaloi Kryqit të Kuq dhe më pas, “Populli” ia bëri dhuratë mbretit Ahmet Zog, për merita të mëdha në çështjet kombëtare. Po ashtu dhe magazinat u shtetëzuan dhe i kaluan doganës së Durrësit. Ndërsa shtëpia në kodrën e qytetit ngeli.

Vila Presidenciale.

Mbas rikthimit të “Legalitetit” dhe rivendosjes së qetësisë në vend përsëri “populli”, pas një mbledhjeje, vendosi t’i ndërtojë në formën e dhuratës një vilë kryetarit të Republikës, Ahmet Zogut. Vila sipas telegramit të dërguar nga prefektura do ngrihej në të njëjtin vend, ku ishte ajo e Esad Pashës. Sipas telegramit në fjalë, për kujdesjen e kësaj iniciative ishte zgjedhur dhe një komision i përbërë prej 6 personash, të cilët do angazhoheshin për ta përfunduar deri në fund “dëshirën” e popullit durrsak. Ata do ishin Ismail Beja, Kristaq Zaguridhi, Ismail Beshiri, Vangjel Spiro, Veli Juba dhe Vasil Bakalli, të gjithë këta ishin tregtarë dhe bënin pjesë mes sipërmarrësve të mëdhenj të qytetit.

Më poshtë, lajmi në “Fletoren Zyrtare” rreth kësaj çështje:

Mbi ngrehjen e nji Vile për Kryetarin e Republikës

Si mbas letres Nr. 454, me 6-3-1925 të Prefektures së Durrësit njoftohemi se, populli i Durrësit në nji mbeledhje qi ka bamë me nji enthuziazme të madhe ka vendose ngrefjen e nji Vile (Qoshk) për Kryetarin e parë të Republikës Shqiptare në vendin ku Esad Toptani ka pas qoshkun e vet, dhe për mbarimin e kësaj pune asht zgjedhun nji Komision i përbame prej Z. Z. Ismail Beshirit, Kristaq Zagjuridhit, Ismail Bejes, Vangjel Spiros, Veli Jubës e Vasil Bakallit.

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen