Liverpool nuk dorëzohet në luftën për titullin kampion në Premier League. Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë përmbysur 1-2 me Aston Villa në transfertë dhe mbajnë të ndezur garën pas javës së 36-të.
Sfida në “Villa Park” të Birminghamit nisi në malore për “The Reds”, që u ndëshkuan që në minutën e tretë nga braziliani Douglas Luiz. Reagimi i skuadrës së gjermanit Jurgen Klopp ishe i menjëhershëm, pasi në të 6-ën barazoi rezultatin Matip.
Pjesa e parë u mbyll në barazpeshë, për të ardhur më pas te minuta e 65-të, moment kur Mane realizoi golin e fitores për Liverpool, i shërbyer nga Luis Diaz.
Me këtë fitore Liverpooli barazon City-n në kuotën e 86 pikëve, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më shumë për të luajtur si dhe kryeson falë golaverazhit më të mirë.