Manchester City mund të quhet de fakto kampion që sonte. Sitizens fituan 1-5 në transfertë me Wolves, ku katër gola i shënoi belgu Kevin De Bruyne. Kur mbeten edhe 2 javë nga fundi, City kryeson 3 pikë para Liverpool.
Ishte nata e Kevin De Bruyne, i jashtëzakonshëm në këtë sfidë. Belgu i Manchester City sonte ka vendosur të bëjë gjithcka vetë teksa në harkun kohor të 14 minutave ka shënuar tre gola.
Ylli i Manchester City shënoi që në minutën e shtatë por vendasit barazuan me Dendoncer. Pastaj, sërish dy herë belgu ishte ai që i dha avantazhin djemve të Pep Guardiola-s me dy gola të tjerë. Në fillim përfiton nga një pritje e portierit dhe topit që ngec aty duke përfituar edhe nga devijim që e con në rrjetë.
Më pas me të majtën në hyrje të zonës lëshon një harkim të bukur ku portieri e ka të pamundur për të ndërhyrë. Ajo që bie në sy është festimi i belgut. Në fakt, ai feston njësoj si Haaland, duke bërë një farë “yoga” dhe duket sikur është një mesazh mirëseardhje për norvegjezin që është blerja zyrtare e Cityt.
Në 60’ De Bruyne gjen edhe golin e katërt. Me 86 gola dhe 116 asistime, Kevin De Bruyne ka qenë i përfshirë në saktësisht 201 gola në 305 ndeshje për Man City në të gjitha garat, me këtë sezonin e tij më të mirë të golave për Citizens (18 gola). Pikë referimi! Në fund ka vend edhe për një gol të Sterlig.