MENU
klinika

Deklarata

Borchardt: Reforma zgjedhore vazhdon, përdorimi i teknologjisë do kohë

21.11.2018 - 12:58

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka deklaruar se puna për reformën zgjedhur nuk ka ndaluar, pavarësisht se KQZ ka nisur punën për zgjedhjet lokale 2019.

“Fillimi i punës nga KQZ nuk do të thotë se puna e komisionit për reformën ka ndaluar, sepse cdo gjë mund të rregullohet ende. Jam i lumtur kur dëgjova nga kryetari i PD që PD është e gatshme të vazhdojë punën në Komisionin e Posacëm për Reformën.

Duhet pasur parasysh se pavarësisht këtyre puna po vazhdon. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen në moment të fundit, por ka disa gjëra të tjera që kërkojnë më shumë kohë. Sic do ishte përdorimi i teknologjisë të reja të votimit që kërkon kohë më të shtuar, apo disa rekomandime të tjera të OSBE/ODIHR, qoftë edhe për depolitizimin e komisioneve dhe këto duhen marrë parasysh.

Keni pasur edhe zgjedhje të mëparshme kur KQZ ka pasur 4 anëtar, ndërsa tani keni 5“, tha ai.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës