MENU
klinika

Qyteti nga Berisha do të nisë fushatën

Kush do ta marrë kreun e Partisë Demokratike?

13.05.2022 - 10:23

Gara mes dy kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike është në ditët e fundit. Mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha do ta nisë fushatën e tij për zgjedhjet e 22 Majit nga qyteti i Elbasanit.

Gjatë pasdites së sotme, Berisha do të jetë në Teatrin Skampa, ku do të takojë dhe anëtarët e Partisë, për të shpalosur platformën e tij për kryetar.

“Diten e premte dt.13.05.2022 ora 16.30 ne Teatrin Skampa zhvillohet takimi me liderin historik te Partise Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha per shpalosur platformen e tij si kandidat per postin e Kryetarit te PDSH”, njofton zyra e shtypit pranë Berishës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave

Kë do të ketë përballë Sali Berisha në garë për kreun e PD