Ambasadori rus në Beograd, Alexandër Boca-Kharchenko shpreson që Serbia të mos ndryshojë qëndrimin e saj për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Në një komunikim për mediat ai ka theksuar se sanksionet nuk janë një hap miqësor , sidomos të këtyre dimensioneve , ndërsa shtoi se beson që Serbia nuk do t’i bashkohet kësaj nisme.
“Gjëja më e rëndësishme është që Serbia të mos i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ka shtuar se duke pasur parasysh marrëdhëniet vëllazërore dhe strategjike me Serbinë, Rusia e kupton presionin ndaj Beogradit.
Sa i përket Kosovës, ai tha se qëndrimi i Rusisë nuk do të ndryshojë dhe se Moska beson se Kosova është precedent dhe se Krimeja, Donetsk dhe Lugansku janë çështje të ndryshme në raport me Kosovën.