MENU
klinika

"Vetting në politikë!"

Roli i SPAK, Zheji: SHBA ka projekt për Shqipërinë, s’mund të lërë bejlerët lokalë të pengojnë planin

13.05.2022 - 16:33

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji kanë komentuar sot deklaratat dhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama për SPAK, si dhe rolin e këtij të fundit. Të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në “News24’, Zheji tha se SHBA dhe perëndimorët kanë një plan të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndër të tjera ai theksoi se ky plan po zbatohet nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

“Avokati foli në mënyrë metaforike se ‘albanezët’ e drejtojnë SPAK. Mendoj se kryeministri duhet të ketë pak hall se thonë; duhet t’i japin prova SHBA-të Japonisë. Po s’e çfarë provash se di! Kanë një plan të mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, të bërë edhe nga aleatët tanë, për të shndërruar vendit tonë ndikues në Ballkan. Ata arkitekturën e kanë në DASH. Këta s’mund të lënë në Shqipëri bejlerët lokalë, që e pengojnë planin. Shqipëria në kohën e Zogut ishte vend perëndimor. Erdhi Lufta e Dytë Botërore, ju e dini se ishte partia Komuniste që e zhvendosi vëmendjen në Lindje. në momenti kur Lindja u bë më e moderuar, ata u ndërprenë dhe shkuan në Kinë. Fatet e një kombi nuk mund t’i reduktojmë te një elitë e korruptuar. E kemi parë në këto 100 vjet pavarësi se në Perëndim ekzistojmë, në lindje shpërbehemi dhe copëtohemi. Ambasadorja është zbatuese e këtij projekti. Ata që i dalin kundër, ikin. Ne nuk kemi prodhuar sukses politik në 26 vite. U kalua me rrëmbim nga një shoqëri e kursimit dhe në një privatizim të egër. E kemi humbur sfidën si shqiptar për të vetëqeverisur procesin e tranzicionit. Dora është, e ka gati projektin. Shqiptarët janë të shprehur pro amerikanë mbi 90%. Replika e Bananes ka përfunduar. SPAK është maja e diamantit. Përmes demonstrimit të mëkateve të politikanëve, do kthehen ndëshkimet.”, tha Zheji.

Ndërkohë, avokat Ngjela tha se e gjithë shpresa ngelet te SPAK, ndërsa ai pohoi se nevojitet vetting në politikë.

 

 

“Shpresën e kemi të SPAK. Asnjë shpresë tjetër. Korrupsioni është sundues, pushtues. SPAK është formuar që të na shpëtojë nga ‘pushtimi; i korrupsionit. Keni për të parë. Nuk mund të ketë shpejtësi në hetime, nuk është garë, por arsyeje që ngrihet mbi rastin. Do rritet numri i prokurorëve, duhet të gjenden provat. Provat e politikës së lartë nuk ma ha mendja që t’i sjellin. Duhet të krijojnë vetting për politikën. Siç krijuan dhe për pushtetin gjyqësor. Kjo duhet të dalë me ligj. Ligji krijon institucione. Ligji i vettingut të gjyqtarëve s’ka forcë. Janë ende dispozitat kushtetuese për hetimin e politikanëve, që kanë ngelur të ‘verbra’ pasi s’ka ligj.”, pohoi Ngjela.

PJESE NGA BISEDA
Zheji
: Çdo mospërputhje e delegon direkt në Gjykatë të Posaçme
Ngjela: Jo se bën dot. Trajtohet vetëm fakti, nuk i ka provat.
Zheji: Fakti është i rëndësishëm
Ngjela: Ai vlerësimet e pasurisë, politikani atje i ka të justifikuara. Këto të gjithë janë të emëruara nga politika me forca të barabarta, vazhdon loja. Indicjen ONM e merr nga deklarimi i pasurive. ONM është vetëm me të huaj, s’ka shqiptarë fare. Tani vjen hetimi shqiptar, është investigimi ynë dhe këtu kemi mbetur
Vettingun në politikë, e do Amerika?
Zheji: Nuk mundet që PS apo PD të bien dakord që të vetëpastrohen dhe të dalin para një investigimi që të nxjerrë problemet që kanë. Besoj që vettingu i politikës nga politika do të ishte utopi, por SPAK si bisturi i shkon plagës aty ku dhemb më shumë. Në rastin e inceneratorëve e pamë ish-deputetin që justifikohej…