MENU
klinika

Timoni që ndryshon formën

BMW përgatitet për një revolucion në industri

14.05.2022 - 09:05

Bavarezët gjithmonë përpiqen t’u ofrojnë shoferëve një përvojë superiore pas timonit dhe dokumentacioni i ri i dorëzuar në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së zbulon një projekt interesant. Është një timon me pamje tradicionale, i cili ndryshon formën me prekjen e një butoni.

Kjo është parë edhe në modelet e Tesla, Toyota dhe Lexus. Çelësi është në një levë të veçantë që aktivizohet me shtypjen e një butoni. Detaje të tjera nuk dihen, dhe ne mund të supozojmë vetëm avantazhet e një timoni të tillë.

Nuk dihet nëse projekti do të realizohet ndonjëherë, por BMW njihet për inovacion, ndaj asgjë nuk është e pamundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN