MENU
klinika

Rrëfehet Paris Jackson

“Michael Jackson më mësoi se bukuria vjen nga brenda”

15.05.2022 - 10:52

Paris Jackson shpreson të ripërcaktojë standardet e bukurisë me bashkëpunimin e saj të ri. Vajza e Michael Jackson dhe Debbie Rowe është shpallur fytyra e re e KVD Beauty dhe ka folur për bashkëpunimin e saj me PopSugar.

Jackson ka hedhur dritë mbi ndikimin e këngëtarit të ndjerë në mënyrën se si ajo e sheh të bukurën.

Ndërsa Paris ka qenë në këtë rrugëtim pa babanë e saj që nga vdekja e tij në vitin 2009, vlerat e rrënjosura nga Michael kanë qëndruar me të.

“Përpiqem dhe mbaj gjithmonë një mendje të hapur – jo vetëm me grimin, por me gjithçka”, tha ajo.

“Unë u rrita me dashuri të lirë nga një baba me tip hipi. Ai më mësoi se bukuria vjen nga brenda – dhe sot e kësaj dite, unë ende e besoj këtë.”

Paris thotë se e gjitha ka të bëjë me vetë-shprehjen. Me një piercing në hundë dhe e gjitha e mbuluar me tatuazhe shumëngjyrëshe të cilat ajo i shfaq me krenari ashtu si e ka mësuar i ati.

“Shumë prej tyre i kam bërë pa asnjë arsye,” tha ajo.

Kur bëhet fjalë për grimin, Paris e mban atë sipas kushteve të saj, vetëm se së fundmi ka bërë disa përjashtime për shkak të punës.

Ndërsa pranoi se marrëdhënia e saj me bukurinë ishte e ndërlikuar për shkak të presioneve shoqërore, ajo ka mësuar se si të përballet duke gjetur besimin e saj dhe duke uruar dashurinë për veten.

“Kohët e fundit, kam mësuar se si t’i përballoj të gjitha duke praktikuar dashurinë për veten, pohimet dhe duke u zhytur më thellë në jetën time shpirtërore,” tha artistja.

“Në dy vitet e fundit kam filluar të ndihem shumë mirë me veten dhe trupin tim, ndihem rehat. Ato momente të dashurisë për veten nuk janë 24/7, por momentet e këqija janë gjithnjë e më të pakta,” vazhdoi 24-vjeçarja.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë